Ambasadori i ShBA-së, i shqetësuar me procesin e KPK-së për kryeprokuror të Shtetit

07 prill 2022 | 15:02

Këshilli Prokurorial i Kosovës një ditë më parë ka votuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

Lidhur me këtë votim, ka reaguar sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë anëtarë të Ambasadës së SHBA-së, u ftuan të marrin pjesë në procedurat e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur Kryeprokurorin e ardhshëm të Shtetit. Prania jonë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo procedimit. Në disa raste, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ardhshëm të Shtetit, të cilat ne besojmë se i ndajmë me qytetarët e Kosovës që: të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita. Fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard”, ka theksuar në një deklaratë për media ambasadori amerikan.

Hovenier ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kishin një kandidat të preferuar dhe as nuk gjykonin kualifikimet e kandidatëve individualë.

“Jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK, si institucion publik”, ka deklaruar Hovenier.

Shqetësim për ketë proces të KPK-së ka shprehur edhe shefi i BE-së në Kosovë dhe ambasadori gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…