Ambasadori italian: Është momenti i duhur për ratifikimin e demarkacionit

19 shkurt 2018 | 14:07

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ka thënë se është momenti i duhur që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.

“Liberalizimi i vizave lidhet me marrëveshjen që Kosova ka nënshkruar me Bashkimin Evropian (BE). Deri me tani Kosova i ka përmbushur 93 kritere. Kanë mbetur edhe dy kritere tjera, ai për ratifikimin e demarkacionit dhe kriteri tjetër ka të bëjë me luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Konsiderojmë se është krijuar momentumi i duhur që marrëveshja të ratifikohet në Kuvend. Po presim që në ditët e ardhshme të bëhet shumë shpejtë. Sot liderët kryesor të vendit e kanë shprehur mendimin e tyre në favor të ratifikimit të marrëveshjes”, ka thënë Sardi për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në…