Ambasadori italian në Kosovë, Orlando: E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira

25 janar 2021 | 21:12

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Ai tha se e ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe se një gjë të tillë e meriton populli i saj.

“Të gjithë akterët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën inflamatore me një bashkëpunim të pjekur dhe një debat të informuar mbi politikat. E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, ka shkruar ai në Twitter.

Shtetet e QUINT’it, me anë të një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar nga subjektet politike që të ndalin sulmet ndaj kryesueses së Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakës, teksa kanë bërë thirrje edhe për respektim të vendimeve për certifikim të kandidatëve për deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri “Kosova – Mundësi për Investime”, i autorëve Ylli Kaloshi…