Ambasadori Kasapolli: Mund të kthehen vetëm ata që kanë raste urgjente

23 mars 2020 | 09:47

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve të emisionit të mëngjesit në “Klan Kosova”, ka thënë se vetëm qytetarët që kanë raste urgjente mund të kthehen në Kosovë, të tjerët jo.

“Kjo nuk është çështje dëshire, por emergjente. Një numër i madh i qytetarëve është prekur. Ambasada është duke u munduar të bëjë një organizim për t’u kthyer. Ministrja e Jashtme dhe Ambasada kanë një set të rregullave që duhet t’i ndjekim. Ne kemi thënë se vetëm ata që kanë raste urgjente mund të kthehen”.

Kasapolli theksoi se zgjatja e lejeqëndrimeve është bërë konform situatës dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ne ua kemi zgjatë leje qëndrimet sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të gjithë ata që kanë ardhur në Zagreb kanë ardhur me kontrata pune dhe kanë marrë paga. Askush nuk ka ardhur me rekomandim të Ambasadës, por me iniciativë vetjake. E di se Zagrebi është qytet i shtrenjtë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr Anthony Fauci ka fituar respektin e publikut pas luftimit…