Ambasadori Kiçmari: Adem Demaçi do të jetë përherë lideri shpirtëror i Kosovës

26 shkurt 2018 | 08:29

Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi sot mbush 82 vjet.

Me këtë rast, ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka thënë se Adem Demaçi deri sot nuk ka qenë i veshur me pushtet, me asnjë post ekzekutiv dhe legjislativ në Kosovë, por, ai ka qenë, është dhe do të jetë përherë lideri shpirtëror i Kosovës së lirë dhe të pavarur.

“Sa herë flitet për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, ai është simboli i saj, simboli i lirisë së Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Kiçmari.

Postimi i plotë i Kiçmarit:

Adem Demaçi me filozofinë e tij politike të vetëmohimit krijoj një frymë politike. Kjo frymë është bartur te ne – gjenerata e re e bashkëveprimtarëve të tij nëpër kohë. Ajo është parë si feniks, që ka bërë dritë edhe në netët më të errëta të pushtimit. Ajo nuk është shuar dhe nuk shuhet! Ka mbetur e tillë pavarësisht individëve. Fryma e lirisë, republikës dhe pavarësisë janë të pashlyeshme nga qenia jonë.

Adem Demaçi deri sot nuk ka qenë i veshur me pushtet, me asnjë post ekzekutiv dhe legjislativ në Kosovë. Por, ai ka qenë, është dhe do të jetë përherë lideri shpirtëror i Kosovës së lirë dhe të pavarur. Sa herë flitet për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, ai është simboli i saj, simboli i lirisë së Kosovës.

Gëzuar ditëlindjen nga larg Baca Adem!

(Këto dy pasuse janë shkëputur nga kumtesa ime “Filozofia dhe etika politike e Adem Demaçit, me rastin e 80-Vjetorit të lindjes së simbolit të rezistencës sonë kombëtare bacës Adem Demaçi. Fotografia është nga vizita e bacës Adem në Vjenë, në nëntor 2012.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve…