Ambasadori Kiçmari takon kryetarët e komunave të Skënderajt dhe Drenasit

14 prill 2018 | 11:18

Ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Sabri Kiçmari ka vizituar komunat e Skënderajt dhe Drenasit, ku është pritur nga kryetarët e këtyre komunave, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.

Në takimet e zhvilluara ambasadori Kiçmari i ka informuar kryetarët Jashari dhe Lladrovci në lidhje me punën e Ambasadës së Republikës së Kosovës për njohjen e Republikës së Kosovës në Kontinentin e Australisë, thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Australinë, Zelandën e Re dhe vendet e tjera të Paqësorit, punën e komunitetit shqiptar në Australi dhe Zelandë të Re, etj.

Kryetarët e komunave Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci e kanë njoftuar ambasadorin Kiçmari për punën e tyre në interes të qytetarëve drenicas, projektet infrastrukturore, projektet në lidhje me liqenet arrificiale dhe planet e tyre zhvillimore, raporton “Epoka e re”.

Në takim janë biseduar edhe mundësitë e bashkëpunimit me qytetet australiane.

Ambasadori Kiçmari bashkë me kryetarët Jashari dhe Lladrovci kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz dhe vendin ku pushojnë të qetë heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ku kanë vënë lule të freskëta në nderim dhe përkujtim të të rënëve për liri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milos Forman, regjisori çek me famë hollivudiane, ka vdekur në…