Ambasadori Kosnett: Konfiskimi i rreth 1 milion eurove pasuri të paligjshme, hap i madh për drejtësinë

07 shkurt 2020 | 16:30

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett, e ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e rreth 1 milion eurove pasuri të paligjshme.

Ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se vendimi i Gjykatës së Apelit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është një hap i madh i drejtësisë.

“Drejtësia në Kosovë ka bërë një hap të madh me vendimin e Gjykatës për të konfiskuar afër një milion euro përmes pastrimit të parave. Një porosi e qartë që askush nuk duhet të gëzojë pasuri të paligjshme. Qytetarët meritojnë të shohin angazhim të njëjtë për drejtësi nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha rastet”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

Gjykata e Apelit ka njoftuar se të akuzuarve F.S dhe M.S për shpëlarje parash u janë vërtetuar dënimet me burgim, dhe u është konfiskuar pasuria në vlerë rreth 1 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka…