Selimi: Reciprociteti avancon Kosovën në raport me Serbinë

07 shkurt 2020 | 16:23

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se mbështesin qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për zëvendësimin e taksës me masë reciprociteti me Serbinë.

Selimi në një intervistë për “Ekonomia Online” ka thënë se si grup parlamentar do të mbështesin në plotni qëndrimet e Qeverisë Kurti pasi besojnë se është një projekt që meriton mbështetjen edhe të opozitës.

“Ne në Parlamentin e Kosovës, tashmë jemi mazhoranca dhe do të jemi në mbështetje të qeverisë Kurti. Jam shumë i sigurt që nuk do të kemi nevojë që ta kritikojmë, po të ketë nevojë do të bënim por nuk do të kemi nevojë. Sepse qeveria Kurti, tashmë është një projekt i cili kërkon mbështetjen jo vetëm të mazhorancës por besoj do ta përvetësojë mbështetjen edhe të opozitës. Në projekt i cili do të sillet në Kuvendin e Kosovës, por do të jemi të gatshëm ta mbështesim projektin i cili dihet tashmë se cili është”, ka thënë ai.

Selimi ka theksuar se reciprociteti është kërkesë e kamotshme e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë është protestuar dikur edhe në pikat kufitare në Merdare dhe të Dheu i Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Britanisë së Madhe ka emëruar Dame Karen Pierce…