Ambasadori Kosnett: Lidhja e Kosovës me amerikanët e tejkalon politikën

11 shtator 2020 | 11:29

Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në ShBA, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani bashkë me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett kanë vendosur kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 shtatorit.

Ambasadori amerikan ka thënë se lidhja që e kanë shqiptarët me amerikanët është shumë e fuqishme dhe e tejkalon politikën.

“Sot është një rikujtim jo vetëm i ngjarjes së tmerrshme të 11 shtatorit të vitit 2001, por edhe i partneritetit të ngushtë dhe të qëndrueshëm që kanë populli i ShBA-së dhe Kosovës. Ky partneritet tejkalon politikën. Për dy dekada, populli i ShBA-së dhe Kosovës kanë qëndruar bashkë për ta luftuar terrorizmin dhe duke provuar ta ndërtojnë një të ardhme me paqe, drejtësi dhe prosperitet për popujt e të dyja vendeve, si dhe fqinjët tanë”, ka thënë Kosnett.

Kosnetti ka thënë se për viktimat e këtij sulmi terrorist duhet të kërkohet drejtësia, derisa ka kërkuar që të punohet për një të ardhme më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…