
Ambasadori Kosnett takon liderët institucionalë, kërkon heqjen e taksës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar sot me liderët e institucioneve të Kosovës.
Gjatë këtyre takimeve, Kosnetti ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA-së të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, Kosnetti është yakuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrat Avdullah Hoti e Haki Abazi si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.
“Kosnett do të takohet edhe me ministrat tjerë. Ai po vazhdon takimet e rregullta edhe me partitë opozitare. Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së ShBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eleminuar menjëherë tarifat”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4170958796263577