Klubi i Prodhuesve me kod të bizneseve kundër korrupsionit

20 shkurt 2020 | 11:27

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dje në kuadër të Konventës së Prodhuesve ka bërë edhe nënshkrimin e Kodit të bizneseve kundër korrupsionit.

Nëpërmjet këtij kodi, anëtarët e Klubit të Prodhuesve janë zotuar se do të zbatojnë standardet më të avancuara të etikës, transparencës dhe të integritetit në aktivitete të tyre biznesore, se do të shmangin me vendosmëri çdo formë të përfshirjes në raste të korrupsionit, ofrimit të dhuratave apo favoreve tjera zyrtarëve publikë apo personave tjerë zyrtarë apo privat që kanë për qëllim sigurimin e privilegjeve apo përfitim të paligjshëm në favor të kompanisë.

Kodi kundër korrupsionit ka për qëllim që t’i ndihmojë bizneset të implementojnë aktivitete të drejta, transparente dhe ligjore.

Kodi në fjalë përkufizon norma, aktivitete dhe nxit motivimin e bizneseve për t’i përvetësuar dhe zbatuar standardet më të mira ndërkombëtare për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit nga ana e ofertës, përkatësisht korruptimi nga ana e bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia, një nga vendet më të njohura për pushuesit, për…