Turqia heq vizat për shtetet e zonës shengen në Evropë

20 shkurt 2020 | 11:24

Turqia, një nga vendet më të njohura për pushuesit, për anëtarë të zonës shengen të Bashkimit Evropian, nga muaji tjetër do të heq rregullat e tanishme të vizave.

Këtë e ka bërë me dije Ministria e Punëve të Jashtme në Ankara, dhe ky shfuqizim i vizave vlen për Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar.

“Që nga 2 marsi 2020, Turqia ka vendosur të përjashtojë kërkesat për viza për anëtarët e zonës Shengen të Bashkimit Evropian, Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtime turistike në Turqi për çdo 90 ditë brenda periudhës 180 ditore. Ky hap synon rritjen e potencialit tonë të turizmit me këto vende, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona tregtare, ekonomike dhe kulturore”, ka njoftuar kjo ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liqeni i Batllavës ka pësuar rritje të nivelit të ujit…