KRU ‘Prishtina’ njofton për ngritjen e nivelit të ujit në liqenin e Batllavës

20 shkurt 2020 | 11:20

Liqeni i Batllavës ka pësuar rritje të nivelit të ujit pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt.

Lajmin e ka bërë me dije Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”.

“Të dashur konsumatorë, ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 624.28 metra mbi nivelin e detit ose 10.72 metra nën nivelin e kapërderdhjes, që do të thotë se pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt , ky liqe ka një ngritje prej 32 centimetra”.

“Derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit e ka ruajtur nivelin e ditëve të kaluara, nuk ka pas as rënie dhe as ngritje, sot është 639.46 metra mbi nivelin e detit ose 10.39 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë 24 h pa ndërprerë. Dhurata më e mirë që mund t’i jepni brezit të ardhshëm është uji. Kurseje atë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajram Jashanica është një luftëtar dhe nuk di të dorëzohet.…