Pas dy vjetësh rikthehet Jashanica

20 shkurt 2020 | 11:15

Bajram Jashanica është një luftëtar dhe nuk di të dorëzohet. Jo pak, por dy vjet qëndroi jashtë futbollit për përdorimin e substancave të ndaluara, pasi mjeku i ekipit i kishte dhënë një medikament pas një dëmtimi, që do të rezultonte i gabuar dhe fatal për mbrojtësin.

Por dy vjet kanë kaluar tashmë dhe Bajram Jashanica mund të jetë gati me Skënderbeun që në ndeshjen e fundjavës, atë kundër Teutës.

Ajri i fushës ka nisur të ndihet sërish, ndërsa Jashanica do ta shkelë barin për ta marrë sërish oksigjenin e munguar. Sigurisht që nëse do të vazhdonte të luante në të njëjtën mënyrë me Skënderbeun dhe nuk do të merrej ai medikament, Jashanica do të ishte me një skuadër tjetër evropiane, por këtë objektiv do të kërkojë ta arrijë duke e rinisur atje ku e la, te Skënderbeu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është konstituuar Komisioni parlamentar për ekonomi, punësim, tregti, industri dhe…