Konstituohet Komisioni për ekonomi, do të udhëhiqet nga Endrit Shala

20 shkurt 2020 | 11:14

Është konstituuar Komisioni parlamentar për ekonomi, punësim, tregti, industri dhe investime strategjike.

Ky komision do të drejtohet nga deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, i cili mandatin e kaluar ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Gjithashtu, Komisioni ka vendosur që çdo të martë të mbajë mbledhje në orën 11:00.

Anëtarë të Komisionit do të jenë nga Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, nga LDK-ja deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, nga PDK-ja Ferat Shala, Memli Krasniqi, nga AAK-ja Pal Lekaj dhe nga Grupi 6 + Adem Hodza.

Ndërkaq,  komision në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive do të shqyrtojë çështjet që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionin, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, ekonomisë dixhitale, tregtisë, industrisë, truizmit, mbrojtës së konsumatorit, naftës, mallrave strategjike, zonave ekonomik, pronësisë industriale, ndërmarrësisë, marrëdhënies së punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, dialogut social, sektorit privat, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike,  si dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike.

Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e shtatë do t’i ketë 14 komisione parlamentare.

/Epoka e re/ Albulena MAVRAJ

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Kudusi Lama Një vlerësim për dramën “Hamleti, njeriu…