Ambasadori Qemal Minxhozi shpallet ‘Qytetar nderi i komunës së Rahovecit’

30 korrik 2021 | 14:39

Kuvendi komunal i Rahovecit ka mbajtur të premten mbledhjen e radhës, në të cilën ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi është shpallur ‘Qytetar nderi i komunës së Rahovecit’.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se ambasadori Qemal Minxhozi gjatë viteve të tij të shërbimit diplomatik në Kosovë, takoi shumë njerëz të të gjitha shtresave e grupeve shoqërore.

“Takoi bujq e blegtorë, takoi afaristë e punëtorë, nxënës e studentë, gra e burra të vyeshëm të këtij vendi. Por, erdhi në Rahovec dhe me sa duket aty ndaloi për të marrë pak frymë. Takoi gra të veja që i kishin përveshur mëngët për të shëruar plagët e shpirtit dhe që punonin për të plotësuar boshllëkun që kishin lënë forcat serbe, duke vrarë e zhdukur burra e djem të rinj. I frymëzuar nga këto gra të vyeshme e ambicioze dhe nga të rinj e të reja që e donin jetën, por që fatin dëshironin ta ndërtonin mbi forcat e veta. Ambasadori Qemal Minxhozi e kuptoi se këtyre njerëzve u duhej ndihmë dhe mbështetje konkrete, prandaj nuk hezitoi që të vihet në veprim. Angazhimi i tij prodhoi situata konkrete dhe gjendja e këtyre grave e të rinjve ndryshoi për mirë. Tashmë në Krushë të Madhe kemi një fabrikë moderne për përpunimin e perimeve, ku drejtojnë e punojnë gratë e kësaj ane”.

“Në këtë mënyrë ato, jo vetëm që krijojnë të ardhura për familjet e tyre, mirëpo i sjellin dobi të shumanshme edhe ekonomisë të Kosovës. Eksporti i prodhimeve cilësore të Krushës së Madhe përbën një ndër tregimet më të suksesshme të kohëve të fundit. Ndihma konkrete që ambasadori Minxhozi dha për ngritjen e kësaj fabrike do të shënohet me shkronja të arta në historinë e komunës së Rahovecit, ndërsa emri i tij do të mbahet mend gjatë”, ka thënë kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka paralajmëruar grupin e luftanijeve britanike, të drejtuar nga…