Ambasadori Reka poston foto nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

09 shkurt 2024 | 07:50

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka postuar në “Facebook” fotografi nga mbledhja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Në Këshillin e Sigurimit të OKB, me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministren/ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla”, ka shkruar Reka mbi fotografitë e publikuara.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hodhën akuza në drejtim të njëri-tjetrit në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vuçiq akuzoi Kurti se Qeveria e tij po përndjekë serbët në Kosovë, ndërkohë Kurti akuzoi Vuçiqin dhe Serbinë se vazhdimisht bëjnë përpjekje për të penguar sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë dhe se tenton të ‘terrorizojë’ Kosovën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës ka ripërsëritur se dinari nuk është ndaluar…