Ambasadori Reka pret dy mysafirë të veçantë në zyrën në Nju-Jork

22 shkurt 2023 | 22:13

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka njoftuar se sot ka pritur në zyrën e tij dy mysafirë të veçantë, ish-kongresistin Joseph DioGuardi së bashku me bashkëshorten e tij, Shierly.

“Sot, prita mysafirë të veçantë: Joseph DioGuardin me bashkëshorten, Shierly. Ish kongresisti DioGuardi ishte zëri ynë në Capitol Hill, që nga vitet e ‘80-ta të shekullit të kaluar dhe President i AACL, (Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane)”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Reka ka theksuar se DioGuardi ishte inicues i dhjetëra rezolutave për Kosovën në Kongresin Amerikan, në njërën nga të cilat kërkohej: Kosova, Republikë e pavarur dhe sovrane. “Tri dekada më vonë, iniciuesi i saj viziton përfaqësinë diplomatike të kësaj Republike në Nju Jork, për të uruar ditëlindjen e 15-të! Thank you Joe!”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 23.02.2023 Punime të…