Ambasadorja e Finlandës përgëzon MAShT-in për qasjen ndaj zgjedhjes së drejtorëve të shkollave

14 janar 2019 | 17:52

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur të hënën në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për shumë procese që janë duke u zhvilluar në arsim dhe ato që po planifikohet të fillojnë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

“Diskutuam për tema të caktuara, e ndër tjera edhe për depolitizimin e arsimit, ku përmenda Udhëzimin Administrativ që është duke u hartuar për zgjedhjen e drejtorëve, në mënyrë që të evitohet ndikimi politik në zgjedhjen e tyre, e po ashtu edhe një Udhëzim Administrativ që rregullon punësimin e mësimdhënësve, duke synuar që të punësohen më të mirët”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkaq ambasadorja Stjernvall e ka përgëzuar MAShT-in për këto procese, veçanërisht për qasjen ndaj zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, me qëllim të depolitizimit, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këto procese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit siguroi fitoren e parë në kampionat për…