Ambasadorja e Izraelit: Jam e lumtur që shoh gjithnjë e më shumë prodhime të Kosovës në tregun e Izraelit

01 prill 2024 | 13:15

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka bërë me dije se është rritur numri i prodhuesve kosovarë në tregun izraelit.

Në një postim në platformën “X” ambasadorja Ziv ka shkuar se mbeten të përkushtuar për afrimin e ekonomive të të dyja vendeve.

“Jam e lumtur të shoh gjithnjë e më shumë prodhime kosovare të pranishme në tregun izraelit, me kompaninë e njohur kosovare të shitjes me shumicë të pijeve “Frutomania” tani të qasshme për konsumatorët këtu në Izrael. Mbetemi të përkushtuar për afrimin e ekonomive tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ambasadorja Ziv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar…