Kampionati Evropian 2025, publikohet lista e Dardaneve për dy ndeshjet e para

01 prill 2024 | 12:26

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet kanë udhëtuar sot për në Turqi, ku më 5 prill, do të zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Ukrainës, në terren neutral.

Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 9 prill, kundër Uellsit.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bënë pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër pika të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë…