Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt
28 tetor 2026
| 15:22
I dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, Albert Sylaj është arrestuar mbrëmjen e së martës në Deçan.
Nga pamjet shfaqet momenti i arrestimit të Sylajt nga zyrtarët policorë.
Sipas informacioneve, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar më 27 tetor, rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë disa njësi policore, përfshirë njësitin special FIT.



