Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

28 tetor 2026 | 15:26

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve, të akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit të gjykatës, çështja penale lidhet me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 6 gusht 2026.

Të pandehurit, sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, do të gjykohen në mungesë, pasi kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

Përmes komunikatës, gjykata u ka bërë thirrje të pandehurve që të paraqiten para organeve të drejtësisë së Kosovës. Po ashtu, u ka kërkuar të gjithë personave që kanë informacione relevante për vendndodhjen e tyre, që t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose te organet e tjera kompetente.

Seanca e shqyrtimit fillestar është caktuar për 21 dhjetor, në orën 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton “Klan Kosova”.

Trupin gjykues do ta kryesojë gjyqtari Leon Përlaska.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me 85 për qind të votave të numëruara, blloku i…