
Ambasadorja e Kosovës takohet me presidentin e Izraelit
Izraeli ka shënuar 73-vjetorin e pavarësisë me aktivitete të ndryshme në mbarë vendin.
Gjatë ditës së sotme, presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ka mbajtur një koktej rasti teksa pritur trupat diplomatike dhe konsullore të shteteve të huaja.
Kosova në këtë ngjarje në rezidencën presidenciale izraelite e përfaqësoi ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri.
Presidenti izraelit kishte një takim të përzemërt me ambasadoren e Kosovës.
“Më uroi mirëseardhjen si ambasadore e Kosovës në Izrael. Jam shumë i lumtur t’u shikoj juve dhe Kosovën mes nesh”, tha Demiri për Izraeli Sot.
Kosova hapi ambasadën e saj më 14 mars në Jeruzalem, ndërsa Izraeli dhe Kosova i lidhën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, më 1 shkurt 2021, pasi më parë kishin njohur njëri-tjetrin më 4 shtator 2020 në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.