Ambasadorja shkarkohet nga detyra, pasi godet punonjësen

02 mars 2021 | 14:28

Ambasadorja e Filipineve në Brazil u shkarkua nga detyra pasi kishte keqtrajtuar për muaj me radhë një nga punonjëset në rezidencën e saj në Brasilia.

Presidenti Rodrigo Duterte shkarkoi ish-ambasadoren, pas videove dhe imazheve që u bënë virale kudo në rrjetet sociale.

Duterte, i cili nënshkroi letrat e shkarkimit të Mauro një ditë më parë tha: “Ekzistojnë rregulla që duhet të ndiqen. Nëse dikush nuk i bindet, ai/ajo do të përballet me pasoja.”

Mauro, e cila nuk iu përgjigj një kërkese të AFP për një intervistë, do të humbasë të drejtën e saj për pension dhe nuk do të lejohet të punojë më në një zyrë publike.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë periudhën midis marsit dhe tetorit 2020, u përdorën në procesin gjyqësor të ngritur nga qeveria filipine kundër Mauro, i cili u emërua ambasadore në Brazil në 2018.

Miliona qytetarë filipinas punojnë jashtë vendit. Sidoqoftë, disa nga këta punonjës punojnë në kushte të vështira, madje edhe të rrezikshme. Në shumë raste ata janë shënjestër e abuzimit fizik ose psikologjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2020 në të gjithë botën janë regjistruar 13…