Vitin e kaluar u regjistruan 13 654 tërmete në botë

02 mars 2021 | 14:24

Në vitin 2020 në të gjithë botën janë regjistruar 13 654 tërmete me madhësi 4 ballë ose më shumë, më i forti prej të cilëve është regjistruar në SHBA.

Rreth 500 mijë tërmete të vogla ose të mëdha ndodhin në Tokë çdo vit, prej të cilave rreth 100 mijë ndihen, ndërsa vetëm rreth 100 prej tyre shkaktojnë dëme.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti më i fuqishëm i vitit ndodhi në shtetin amerikan të Alaskës më 22 korrik 2020, me një madhësi prej 7,8 ballësh.

Ekspertët në USGS-së thonë se arsyeja pse regjistrohen më shumë tërmete sot se në të kaluarën është sepse ata marrin më shumë të dhëna për stacionin sizmik me zhvillimin e teknologjisë.

Në vitin 1931, kishte 350 stacione sizmike në Tokë për të regjistruar tërmete, por sot kjo shifër ka shkuar në mijëra.

Tërmetet, sipas formimit të tyre, ndahen në tre kategori: tërmete tektonike, vullkanike dhe tërmete kolapsi, ndërsa lëkundjet tektonike spikasin si lloji më shkatërrues i tërmetit për nga ashpërsia dhe madhësia.

Lëvizjet në thyerjet në koren e Tokës përbëjnë pothuajse të gjitha tërmetet që ndodhin në të gjithë botën./AA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha,…