Amber Rose thotë se vdekja e Kobe Bryantit e inspiroi për tatuazhin në ballë

20 shkurt 2020 | 10:57

Amber Rose ka shkaktuar shumë reagime kur javën e kaluar është parë me një tatuazh të madh në fytyrë.

Modeluesja 36-vjeçare që ka bërë tatuazh në ballë emrat e dy djemve të saj, Slash dhe Bash, e ka shpjeguar se pse e ka bërë një gjë të tillë.

“Nuk dua që kjo të tingëllojë keq, por vdekja e Kobe Bryantit më bëri që të reflektoj për jetën time. Nuk dua që njerëzit të mendojnë dhe të thonë: ‘Oh, Kobe vdiq dhe ti shkove dhe bëre një tatuazh’, por ishte pak a shumë kështu”, ka thënë ajo në “One on One With Keyshia Cole” – një nga seritë e “Fox Soul”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amber Rose ka shkaktuar shumë reagime kur javën e kaluar…