Ambulanca e fshatit Opterushë në Rahovec pranoi furnizimin e parë me barna

04 janar 2018 | 17:08

 Në praninë e kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Samir Mustafa, drejtorit të QKMF-së, Jusuf Korenica, kryetarit të fshatit Edmond Kabashi dhe Kryesisë së fshatit, është bërë pranimi i donacionit të parë të medikamenteve për ambulancën e fshatit Opterushë nga Visar Kabashi.

Ky donacion do të vazhdojë për katër vitet e ardhshme me barna esenciale për pacientët. Pranimi i donacionit u bë i mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të kryetarit Smajl Latifi dhe mërgimtarit Visar Kabashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportimet nga Irani kanë bërë me dije se në këtë…