“AmeriCares” dhuron donacion me medikamente për QKUK-në

01 dhjetor 2021 | 12:46

Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot  janë dorëzuar medikamenti Surfaktant, donacion nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Organizata Ndërkombëtare “AmeriCares”.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, sasia e donacionit kap vlerën prej 84 mijë e 260 dollarë.

“Sasia e donacionit me medikamentin Surfakant “Survanta” është gjithsej 220 shishe në vlerë prej 84 mijë e 260 dollarë. Kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnzimit me këtë medikament jetëshpëtues”, është thënë në njoftim për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me…