Amerika vazhdon përkrahjen ndaj arsimit në Kosovë

07 mars 2018 | 08:58

Programi për specializimin e profesorëve juridik të Kosovës dhe Ohios së ShBA-së, është një mundësi e mirë për profesorët nga Kosova. Tani është në proces gjenerata e tretë.

Xhevdet Halili, profesor në Fakultetin Juridik në UP, ka theksuar se programi për specializimin e profesorëve juridikë të Kosovës dhe të Ohios së ShBA-së, është një mundësi e mirë për të profesorët nga Kosova.

“Ky bashkëpunim është me mbështetje të Ambasadës së ShBA-së, dhe State Departamentit. Ideja që ngritja e kapaciteteve në Kosovë. Qëndrimi në ShBA zgjat një vit. Tani kemi tetë profesorë e asistentë që do të japin kontributin në ShBA. Tani është inicimi i procesit për gjeneratën e tretë”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kurse Brian Anderson, profesor në Kolegjin Juridik në Ohio-ShBA, ka theksuar se kanë ardhur për të vlerësuar gjeneratën e parë. “Ka vlerësime se ka pasur performancë pozitive në këtë program. Metodologjia e mësimit të drejtësisë në ShBA është një veçori në gjithë botën”, ka deklaruar Anderson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë mësuesit,…