Amerikania Mitchell që punonte për OSBE-në fillon dëshminë në rastin e liderëve të UÇK-së

05 dhjetor 2023 | 12:38

Sandra Mitchell, ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë në kohën e luftës, është dëshmitarja e 38-të në rastin e liderëve të UÇK-së.

Ajo ka nisur të përgjigjet në pyetjet e prokurorit lidhur me ndalimet që kanë ndodhur gjatë luftës.

Prokurorja: Si filluat punën në Kosovë?

Dëshmitarja: Unë po punoja si këshilltare për shtetin e së drejtëve, të drejtat e njeriut në Varshavë. Në fillimet e vitit 1998. Gjatë verës OSBE-ja filloi diskutimet për të nisur operacion paqeruajtës në Kosovë, më dërguan në Vjenë në mënyrë që të përgatisja komponenten e të drejtave të njeriut për këtë temë.

Prokurorja: Çfarë pozite kishit?

Dëshmitarja: Unë isha drejtoreshë për të drejtat e njeriut, i raportoja ambasadorit William Walker. Kisha për detyrë të shihja nëse kemi marrë personelin e duhur, të prezantoja ata me vendet ku i dërgonim, të kontaktonim me ato që ndodhnin në zonat e tyre.

Prokurorja: Çfarë bënte një punonjës i të drejtave të njeriut?

Dëshmitarja: Puna fokusohej në personat e ndaluar nga forcat serbe, anëtarët e familjes që ishin të tronditur, persona që kishte marrë policia, bënim monitorim të gjykimeve në atë kohë. Kishte shumë raste terrorizmi që gjykonin autoritetet serbe në gjykatat lokale. Shikonim a kishte kujdes spitalor,gjyqësi, shërbime publike.

Prokurorja: Disa muaj pasi shkuat filluat të dëgjoni se kishte të ndaluar edhe nga UÇK-ja. A keni marrë raporte nga vetë banorët, jo nga Policia e Serbisë për persona të ndaluar?

Dëshmitarja: Po sidomos në ato zona ku ishte operacionale UÇK-ja dhe kishte perimetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka ndërmarrë një aksion në…