Amir Rrahmani reagon për skandalin në Rumani

14 shtator 2023 | 13:14

Amir Rrahmani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për skandalin e ndodhur në Rumani, ku tifozët vendës e shfaqën pankartën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje nacionaliste “Serbia, Serbia”.

Kapiteni i Kosovës ka qenë kritik ndaj tifozëve huliganë rumunë, të cilët i ka këshilluar që njerëzit t’i shohin si qenie njerëzore, e jo si një objekt për t’i fyer dhe për t’i diskriminuar ata.

“Kur t’i shohim njerëzit si qenie njerëzore, jo si qytetarë të një shteti tjetër, i përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar futbollisti i Napolit në “Instagram”.

Kosova ka humbur nga Rumania me rezultat 0:2 në ndeshjen që zgjati afro tri orë pas ndërprerjes prej rreth 50 minutash, por rezultati i lojës doli në plan të dytë shkaku i skandalit që e shkaktuan tifozët vendës.

UEFA dhe FIFA pritet ta dënojnë Rumaninë, e cila mund ta humbasë në tavolinë këtë ndeshje në fakt, ndërsa Federata e Futbollit është ankuar në këto institucione për incidentin që ndodhi në “National Arena”.

Kosova i ka humbur të gjitha gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2024 pasi në gjashtë ndeshje të zhvilluara nuk e ka shijuar asnjë fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka emëruar ambasador në…