Amrabat: Për Unitedin luaj edhe portier

27 shtator 2023 | 16:38

Sofyan Amrabat u transferua këtë merkato nga Fiorentina te Manchester Unitedi me anë të formulës së huazimit.

Të martën mesfushori zbriti për herë të parë në “Old Trafford” me fanellën e “Djajve të Kuq”, pasi më parë ishte aktivizuar vetëm dy minuta në transfertë ndaj Burnleyt.

Marokeni ishte një ndër më të dalluarit për Unitedin në triumfin 3-0 përballë Crystal Palaces në EFL Cup, ndërsa pas sfidës theksoi se kishte punuar të gjithë jetën për ta shijuar atmosferën e një stadiumi si “Old Trafford”.

“Mendoj se ishte mbrëmja e përkryer. Luajtëm shumë mirë dhe mbi të gjitha fituam me shifrat 3-0. Isha në fushë për rreth një orë. Kam ëndërruar për një mbrëmje të tillë prej fëmijërisë sime. Kam punuar shumë fort gjatë gjithë karrierës. Të luash në ‘Old Trafford’ është e mrekullueshme. Ishte e martë dhe stadiumi ishte sërish plot, ndjesi fantastike. Ia bëra të qartë edhe Ten Hag se jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion në fushë. Edhe portier nëse është nevoja”, u shpreh Amrabat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar qëndrimin e tij…