Analistët: Edhe në 12-vjetorin e pavarësisë Kosova në pozitë jo të mirë

16 shkurt 2020 | 13:03

Republika e Kosovës të hënën, më 17 shkurt, shënon 12-vjetorin e shpalljes sëpavarësisë. Në vigjilje të mëvetësisë së Republikës, njohësit e rrethanave politike në vend kanë folur për sfidat me të cilat është përballur Kosova gjatë kësajkohe, duke përmendur sukseset dhe dështimet. Ata kanë bërë me dije se ky 12-vjetor nuk po e gjen nëpozitë të mirë shtetin e Kosovës. Ky përvjetor po e gjen Kosovën në një situatë ku marrëveshja finale me Serbinë vetëm sa nuk ka përfunduar. Po e shihni se tani çdo ditë po arrihen marrëveshje në fusha të caktuara, ndërsa kur të shpenzohen këto marrëveshje, në fund do të thuhet se tashmë ka përfunduar çështja e marrëveshjes me Serbinë”, ka thënë për “Epokën e re” analisti politik Behxhet Shala.

Ai ka treguar se Kosova po përballet edhe me mungesë të perspektivës për qytetarët e saj. “Gjendja jo e mirëekonomike po i nxitë qytetarët ta lëshojnë vendin. Të gjitha ata që nuk kanë ndonjë vend pune, apo edhe kanë një zanat, rkojnë rrugëdalje jashtë Kosovës. Kjo është një brengosje e madhe sepse tani Kosova po zbrazet nga të rinjtë dhe po mbetet në duart e njerëzve të moshës së mesme apo të moshuar. Përkundërpërpjekjeve për ta ndalur këtë proces, nuk po ia dalin, sepse ky është një proces që po ndodh edhe në vendet e rajonit. Pra, nuk është një proces i izoluar”, ështëshprehur ai.

Analisti tjetër politik Faton Abdullahu ka deklaruar për gazetën se që nga shpallja e pavarësisë Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq. “Që nga paslufta asnjëherë nuk kemi qenë më keq. Serbia nuk perceptohet si dikur agresive dhe planprishëse e paqes dhe sigurisë në rajon dhe ne nuk jemi unikë, ndërkaq zhvillimet gjeopolitike rajonale dhe më gjerë nuk janë sa kanë qenë dikur në favorin tonë. Për më keq aktualisht kemi një qeveri, kryeministri i së cilës është krejt i papërvojë, i cili ka humbur platformave në aeroportet evropiane dhe po vonon të jetë në kohë aty ku duhet të jetë dhe ku nënshkruhen marrëveshjet e rëndësishme nga ministrat e tij. Ky është rezultat i logjikshëm i determinuar nga një marrëveshje inekzistente ndërmjet dy subjekteve LV dhe LDK të cilat dolën fituese në zgjedhjet e fundit e të cilat nuk janë marrë vesh për shumë gjëra e më së paku se si do t’ia bëjnë me Serbinë”, ka thënë Abdullahu. Sipas tij, këto dy subjekte politike gjatë gjithë fushatës kanë anashkaluar qëllimshëm dialogun me Serbinë. Kjo qasje nuk është determinim i mungesës së njohurive dhe dijes së këtyre dy subjekteve. Jo. LV-ja dhe LDK-ja e kanë ditur se dialogu është tema e parë dhe më e rëndësishme me të cilën duhet të merren, por grykësia për ta marrë pushtetin i ka shtyrë që ta anashkalojnë dialogun sepse u është dukur temë jo populiste që nuk sjell vota e simpati. Krejt kjo ka qenë mashtrim që mund të na kushtojë shumë e i cili më pas do të kërkojëshumë kohë e mund që të riparohet”, është shprehur Abdullahu.
Ndërsa analisti Albinot Maloku ka treguar për gazetën se rrugëtimi i shtetit të Kosovës gjatë këtyre 12 vjetëve nuk ishte i lehtë. “Republika e Kosovës këto 12 vjet prej kur ajo e shpalli pavarësinë nuk është se i pati të lehta e pa sfida, mirëpo ecejaket e saj nuk do të ndalen. Rrumbullakimi i shtetësisë së saj ndodh atëherë kur Kosova do të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar ai. Sipas tij, ky përvjetor e gjen Republikën e Kosovës me sfida të shumta. “Të arriturat e saj në rrafshin diplomatik, sidomos vitet epara dhe pas shpalljes së pavarësisë, ishin shumë të mira. Më pastaj patë një regres. Përvjetori i 12 Republikën e Kosovës e gjënë me qeveri të re, por me sfida shumë të mëdha, sidomos sociale dhe ekonomike”, ka vlerësuar Maloku.

Kosova ngec në planin e jashtëm

Njohësit e rrethanave politike kanë vlerësuar se gjatëkësaj periudhe kohore Kosova ka pasur të arritura, por edhe ngecje. Sipas tyre, dështimet më të mëdha tëKosovës kanë qenë në planin e jashtëm. Analisti Behxhet Shala ka vlerësuar se gabimi më i madh që ka ndodhur gjatë këtyre viteve ka qenë vendosja e njerëzve të padijshëm në pozita të rëndësishme. “Gabimi më i madh gjatë këtyre viteve në procesin e shtetndëritimit ka ndodhur se aty ku është dashur tëvendosen njerëz me kompetencë të madhe, kanë shkuarnjerëz të padijshëm dhe njerëz të cilët nuk e kanëdashur këtë vend. Pastaj, në planin e jashtëm Kosova ka pasur shumë ngecje gjatë kësaj periudhe. fundi,nuk ka pasur ndonjë njohjerëndësishme apo ndonjëanëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Madje, së fundi, është aktivizuar procesi i çnjohjevepër të cilin më herët nuk kemi dëgjuar”, ka thënë Shala, duke shtuar se të arriturat më të mëdha të Kosovës gjatë këtyre 12 vjetëve kanë qenë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërtimin e shkollave.Sipas tij, kanë munguar edhe investimet në projektetzhvillimore të cilat do të ndikonin në hapje të vendeve të punës.

Kurse analisti Faton Abdullahu ka vlerësuar se nëse dështimet dhe sukseset e shtetit të Kosovës në vitin e kaluar maten me atë se sa është përmirësuar kualiteti i jetës së qytetarëve atëherë, sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë përmirësim i madh. Brenda këtij viti jo vetëm se kemi pasur çnjohje, por mungesën e çnjohjeve tashmë po e konsiderojmë si e arritur. Taksa ka dëmtuar bizneset dhe xhepin e qytetarit tonë, kurse ne kemi trumbetuar me rrahagjoks se e kemi dëmtuar deri në përulje Serbinë dhe i kemi mbrojtur kufijtë e Kosovës të cilët paskan dashur ti ndryshojnë dëm tonin Thaçi, Rama dhe Vuçiqi”, ka vlerësuar ai, duke shtuar se spektri politik është dashur të jetë unik në procesin e dialogut ndaj Serbisë. “E keqja tjetër e cila nuk u riparua edhe atëherë kur Serbia me diplomacinë e saj agresive na dëmtonte pandalshëm ishte se asnjëherë nuk u bëmë unikë kundër saj dhe nuk dolëm me një qëndrim para miqve tanë ndërkombëtarë. Në anën tjetër, nëse dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë mund të thuhet se Qeveria Kurti (LV- LDK), ende pa aguar dita, ka ngjallur neveri dhe zhgënjim me atë që ka bërë dhe atë që nuk ka bërë, për disa muaj në bisedat për ta krijuar qeverinë aktuale. Duhet të gëzohemi për 17 Shkurtin, me urimin që të këqijat si këto të zgjasin shkurt”, ka thënë ai.

E analisti Albinot Maloku ka treguar se një nga dështimet më të mëdha të Kosovës ka qenë mosanëtarësimi në Interpol. “Shteti i Kosovës patjetër që ka të arritura dhe ato janë të prekshme e të pakontestueshme, mirëpo edhe dështimeshumta. Dështim i pakontestueshëm i Kosovës është mosanëtarësimi në Interpol si dhe vazhdimi i mbetjes së shtetasve kosovarë në pamundësi për të lëvizur të lirë si shtetasit e vendeve të rajonit. Ajo çfarë kërkon urgjencë e të jetë edhe prioritet kryesor i qeverisë, e përmes së cilit do të matet puna e tyre, është zhvillimi ekonomik dhe hapja e perspektivës për qytetarët”, ka thënë Maloku.

(Muhamet Koci)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dënimi prej dy sezonesh nga UEFA, mund të sjellë një…