Analistët: Kosova shembull për organizim të zgjedhjeve  

18 tetor 2021 | 13:42

Analistët politik kanë vlerësuar lartë mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovës.

Ata kanë thënë se Kosova ka organizuar  fushatë zgjedhore dhe zgjedhje të shkëlqyeshme.

Sipas tyre, populli, partitë dhe institucionet e Kosovës po i japin shkollë vendeve të rajonit dhe me gjerë për organizim të zgjedhjeve, raporton “Epoka e re”.

Gazetari Adriatik Kelmendi ka deklaruar se Kosova edhe një herë ka treguar se ka popull të mrekullueshëm. “Prej Athine e deri në Helsinki jemi shkollë për zgjedhje. Kosova edhe një herë e tregoi se ka sovran, se ka popull të mrekullueshëm, që i sofistikon edhe vetë politikanët. Fushatë shembullore, me ditë zgjedhore të shkëlqyeshme. As fjalë të rënda nuk ka pasur në fushatë, asnjë akuzë qenësore për manipulim nga politikanët. Plus të mbështetura nga mediat më të mira në rajon. Shkojmë edhe me raundin e dytë. S’ka lëshim në cilësi!”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në “Facebook.

Edhe politologu Agon Maliqi për organizim të zgjedhjeve e ka krahasuar Kosovën me vende skandinave. “Sovran ma simpatik nuk ka në Ballkan. Në fakt, gati gati jena bo skandinavë për kah zgjedhjet”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij në “Facebook”.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, i ka bërë thirrje ish-komandantit…