Analistët parashikojnë prishjen e koalicionit dhe krijimin e një qeverie të re

19 shkurt 2019 | 08:29

Njohësit e proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi dhe Behxhet Shala, kanë vlerësuar se çështja e taksës ndaj produkteve të Serbisë mund ta prishë koalicionin qeverisës. 

Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se pozicionet e ndryshme të kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli lidhur me taksën kanë vënë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit. 

Sipas tyre, pas prishjes së koalicionit mund të formohet qeveria e re, pjesë e së cilës mund të jenë edhe PSD-ja dhe LDK-ja. 

Maliqi dhe Shala kanë parashikuar se formacionit të ri politik mund t’i paraprijë marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i përgjithshëm i Shtabit të UÇK-së dhe ish-deputeti nga…