Analizë paszgjedhore dhe vlerësim i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme

20 qershor 2025 | 14:23

Shkruan: Hisen Berisha

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë sollën një rezultat të balancuar dhe politikisht të fragmentuar, duke krijuar sfida serioze për formimin e qeverisë dhe funksionimin e institucioneve.
Në pamje të parë u interpretua si fitore bindëse për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Megjithatë, një analizë më e thellë mbi përbërjen e listës zgjedhore dhe përqindjet reale të votës tregon një tablo më komplekse dhe më delikate për qeverisjen e ardhshme – sidomos nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme për shkak të bllokadës institucionale aktuale.
Kjo analizë mbështetet në të dhënat konkrete dhe kalkulimet e realizuara para zgjedhjeve e të memorizuara në tabloidet e mediave se: baza votuese e LVV është 14-16%; kurse në zgjedhjet e 9 Shkurtit do i marrë nga 24-26%.
Në këto zgjedhje, Lista e përbashkët LVV–Guxo–Alternativa fitoi 42.3% të votave, duke siguruar 48 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse.
Nga këto 48 ulëse, 6–7 deputetë i takojnë partisë Guxo dhe një(1) është Alternativa), që ishin pjesë e listës së përbashkët me LVV-në, bazuar në burime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mediave vendore.
LVV si subjekt i vetëm ka fituar rreth 25% të votave popullore, duke marrë 41 deputetë realë pas zbritjes së deputetëve të Guxo-s.
Në terma të thjeshtuar, 17% e votave të listës LVV-Guxo i atribuohen partnerëve të saj (kryesisht Guxo).
Kjo do të thotë se mbështetja e pastër vetëm për LVV-në është dukshëm më e ulët se ajo që sugjeron rezultati i përgjithshëm i listës.
Ky dallim është thelbësor për të kuptuar fuqinë reale politike të LVV-së në rast të zgjedhjeve të reja pa koalicion paraprak.
Nëse LVV do të hynte në zgjedhje të jashtëzakonshme pa Listën Guxo, atëherë bazuar në kalkulimet e mësipërme, do të mund të binte në nivelin e 25% të votës.
Kjo është një vlerësim analitik i saktë për faktin se baza votuese themeltare e LVV është 14-16%.
Rezultati zgjedhor i vitit 2021 ishte aksidental. Ndërsa 9 Shkurti, është tregues i rënies në nivelin e fuqisë politike konstruktive të LVV.
Ky parashikim analitik i ka trishtuar lidershipin e kësaj lëvizje amorfe, prandaj edhe po thonë e bëjnë gjera dëshpëruese.
Në rast se bllokada aktuale nuk zgjidhet dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ky parashikim bazuar në të dhënat ekzistuese, dëshmon se trendi rënës i LVV do të thellohet tutje, deri sa të mbërrij nivelin themeltar të votuesve.
Një dalje e vetme në zgjedhje do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të përfaqësimit parlamentar, bazuar në ndarjet që pamë më sipër.
Për partitë tjera, zgjedhjet e jashtëzakonshme paraqesin një mundësi për të rikonfiguruar shumicën parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ish - Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Parë…