Ancelotti, Barcelonës: Është koha që ne të fitojmë në ‘El Clasico’  

04 prill 2023 | 13:40

Real Madridi nesër do të përballet me Barcelonën në “Camp Nou” në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit nga ora 21:00.

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” u mbyll 1-0 në favor të kalatanasve. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka komentuar në lidhje me ndeshjen ndaj Barcelonës.

“Barcelona i ka fituar 3 ndeshjet e fundit ndaj nesh, por mendoj qe tani është koha e jonë që ta fitojmë ‘El Clasicon’ e se mërkurës. Një ‘El Clasico’ është gjithmonë ndeshja më e rëndësishme. Është një rivalitet shumë i madh dhe kjo na lejon të luajmë një finale. Është kyç”, ka thënë Ancelotti. Trajneri më pas theksoi se do tentojnë të shënojnë gol dhe ta rikthejnë rezultatin në favor të tyre. “Ideja nuk është të çmendemi për të shënuar gol. Mund ta bëjmë në 90-të minuta. Duhet ta kontrollosh mirë, si në ndeshjen e parë, por me më shumë sukses”, ka shtuar Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu drejtua sot Dhomave të…