Ancelotti: Ishim perfekt, njëjtë duhet të jemi edhe në Londër

13 prill 2023 | 11:19

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti analizoi sfidën e parë përballë Chelseat, një ndeshje që në sytë e tij ekipi e interpretoi në mënyrë perfekte.

“Zhvilluan në ndeshje perfekte këtu, por duhet ta përsërisim edhe në ‘Stamford Bridge’ për të siguruar gjysmëfinalet. U futëm në fushë me objektivin për të siguruar një avantazh të rëndësishëm dhe ja arritëm. Chelsea ka një skuadër të mirë dhe në disa momente na vendosën në vështirësi, gjithsesi, në futboll mund të ndodhë çdo gjë dhe duhet të administrojmë mirë këtë avantazh. Valverde? Më shumë mundësi ishte më i miri në fushë”, ka deklaruar Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i subjektit opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush…