Ancelotti: Jemi të zhgënjyer me humbjen   

08 nëntor 11:29

Reali i Madridit pësoi një humbje befasuese nga Rayo Vallecano (3-2). Pas ndeshjes trajneri Carlo Ancelotti është shprehur i zhgënjyer.

“Kemi bërë gabime. Na mungonte forca që kishte kundërshtari. Nuk mjaftoi për të barazuar ndeshjen, kishim një nivel më të ulët se ata. A kemi humbur se djemtë e kanë mendjen te Kupa e Botës? Unë nuk mendoj se është kjo. Ne nuk jemi të freskët sepse kemi luajtur kaq shumë ndeshje. Nuk kemi qenë të freskët, nuk jemi aq mirë si më parë, por është normale, kampionati është shumë i gjatë”, ka thënë Ancelotti.

“Vinicius? Ai ka humbur shumë duele. Ishte një ndeshje e vështirë për të dhe për të gjithë. Gjithmonë ka bërë paraqitje të shkëlqyera, vetëm sot nuk ka pasur nivelin e herëve të tjera. Jam i zhgënjyer. Pjesa e parë e sezonit shkoi shumë mirë, më mirë se kurrë. Nuk jam i zhgënjyer me ekipin, por me karakteristikat. Kemi humbur forcën, nëse nuk i përgjigjesh intensitetit, cilësia teknike nuk mjafton”, është shtuar Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista e njohur “People” ka përzgjedhur aktorin e famshëm, Chris…