Aktori i famshëm shpallet burri më seksi për vitin 2022

08 nëntor 2022 | 11:28

Revista e njohur “People” ka përzgjedhur aktorin e famshëm, Chris Evans, si burrin më seksi të këtij viti.

Përzgjedhja u shpall në “The Late Show With Stephen Colbert”. Evans, i cili për gati një dekadë luajti Captain America në filmat superheronjve të Marvel, merr stafetën nga një tjetër Avenger, aktori i njohur Paul Rudd.

Duke folur për “People”, Chris Evans u shpreh se “mamaja e tij do të jetë shumë e lumtur”.

“Ajo është krenare për gjithçka që bëj, por kjo është diçka për të cilën ajo mund të mburret me të vërtetë”, ka shtuar më tej aktori i famshëm.

Ndërkohë duke bërë shaka dhe duke iu referuar komenteve nga miqtë e ngushtë, Evans tha:

“Vërtet, kjo do të jetë vetëm një pikë bullizmi”.

Ndërkohë kujtojmë se një vit më vit më parë, në 2021-in u shpall burri më seksi në botë 52-vjeçari, Paul Rudd. Aktori i famshëm, me një sens të paparë humori, mezi e mbajti veten kur mësoi lajmin, teksa filloi të qante dhe mori një buqetë me lule. ‘People’ e konsideroi aktorin të sjellshëm, të dashur, punëtor dhe mbi të gjitha seksi.

“Unë kam një vetëdije të mjaftueshme për të ditur se kur njerëzit dëgjojnë se do të zgjidhesha për këtë, ata do të thoshin: ” Çfarë ?” “- tregon aktori për ‘PEOPLE‘ në kopertinën e kësaj jave. “Ka kaq shumë njerëz që duhet ta kenë këtë para meje”, tha Rudd në atë kohë.

Paul tha se e vetmja që besonte që ai do e fitonte ishte gruaja e tij. Paul tha se e konsideron veten një burrë familjar mbi të gjitha.

Ndërsa në vitin 2020, titulli “People’s Sexiest Man Alive” shkoi për yllin e Creed, Michael B. Jordan.

“Mami do jetë krenare”/ Aktori i famshëm shpallet burri“Mami do jetë krenare”/ Aktori i famshëm shpallet burri“Mami do jetë krenare”/ Aktori i famshëm shpallet burri“Mami do jetë krenare”/ Aktori i famshëm shpallet burri“Mami do jetë krenare”/ Aktori i famshëm shpallet burri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se bazuar në deklarimet…