Ibrahimi: Kurti e ka ndarë mendjen ta çojë vendin në zgjedhje

08 nëntor 2022 | 11:26

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se bazuar në deklarimet e disa deputetëve dhe analistëve lojal të pushtetit, shihet qartë se Kurti e ka ndarë mendjen ta çojë vendin në zgjedhje.

“Parulla se të gjithë: SHBA, BE, opozita, mediet, analistët janë bërë me Serbinë, tanimë është evident. Mbetet të dizajnohet vetëm posteri zgjedhor me një luan mbret që po lufton kundër gjithë botës”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se problemet aktuale si terri dimëror, kriza ekonomike, inflacioni, dialogu etj etj, prapë do të jenë në tavolinë, për cilindo që merr pushtetin e ardhshëm, qoftë edhe Kurti me 90 për qind të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e…