Ngjarja me armë zjarri në Shkodër, i plagosuri është këngëtari Taulant Hoti
27 tetor 2026
| 12:48
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Sipas A2 CNN, i plagosuri është Taulant Hoti, këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Sipas të dhënave paraprake, Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lokal, kur një person i maskuar, është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë, këngëtari ka mbetur i plagosur.
Ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë ngjarje, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.
Hoti është i njohur për disa kolazhe dhe potpuri muzikore, përmes të cilave është prezantuar para publikut.



