Ancelotti: Ky është sezoni im më i mirë në karrierën time

13 shkurt 2024 | 17:02

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Leipzig, e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Tekniku italian u shpreh se ky është sezoni më i mirë në karrierën e tij, ndërsa gjithashtu theksoi se të gjithë në ekip janë tepër të lumtur.

“Sezoni më i mirë në karrierën time? Tani për tani mund të jetë kështu. Unë shoh një ekip solid, serioz, të motivuar, me një mjedis të mire, askush nuk ankohet, të gjithë kontribuojnë… Gjithçka po shkon mirë për momentin pavarësisht vështirësive të shumta që kishim… Kjo ishte falë karakterit të lojtarëve”, ka thënë Ancelotti.

Ndërsa ka folur për dëmtimet, tekniku italian u shpreh se nuk mendo për lojtarët që nuk janë në gjendje të luajnë, madje shton se pa Bellingham i kanë fituar të gjitha ndeshjet.

“Unë kurrë nuk mendoj për ata që nuk janë në gjendje të luajnë. Bellingham nuk do jetë, por pa të kemi fituar katër ndeshje nga katër”, ka deklaruar Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të jetë për…