Ancelotti: Nuk jemi të kënaqur me rezultatin ndaj Vallecanos

06 nëntor 2023 | 13:56

Real Madridi nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Rayo Vallecano në La Liga. Ky barazim i shkaktoi me zbritjen në vendin e dytë dhe ka ngritur pikëpyetje mbi lojën e “Los Blancos”.

Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij luajti mirë, por që nuk i konkretizoi rastet e krijuara.

“Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Kemi krijuar shumë mundësi për shënim, por nuk arritëm të finalizonim si duhet rastet e krijuara. Nuk mendoj se skuadra ishte e lodhur, thjesht kur nuk shënon nuk fiton. Kjo na ndodhi neve, sepse për sa i përket lojës jam i kënaqur me paraqitjen e bërë nga ekipi. Nuk më shqetëson mungesa e golit, sepse ne krijuam dhe kjo është shumë e rëndësishme në futboll”, ka deklaruar Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, deklaroi…