
Ancelotti pas humbjes në ‘El Clasico’: Nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të fitojmë një tjetër trofe
Real Madridi humbi “El Clasico”-n ndaj Barcelonës në minutat shtesë, kur shënoi Kessie për rezultatin 2-1.
Edhe pse rezultati ishte negativ për “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, në konferencën ka thënë se është krenar për ekipin e tij dhe se është i bindur se Reali me një lojë të tillë do të fitoj trofe.
“Jam krenar për ekipin tim. Jam i bindur që nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të fitojmë një tjetër trofe. Barcelona është 12 pikë përpara sepse kanë qenë konstant gjatë sezonit. Ne paguajmë formën e janarit pas Kupës së Botës që na rrëzoi shumë në renditje. Tani po bëjmë mirë dhe mendoj se do ta përfundojmë këtë sezon mirë. Goli i anuluar i Asensios? Nuk jam i sigurt nëse ishte pozicion jashtë loje. Nëse VAR thotë që është, atëherë kështu ka qenë”, ka thënë Ancelotti