Ancelotti për Berlusconin: Ishte burrë besnik dhe i sinqertë

12 qershor 2023 | 13:12

Trajneri Carlo Ancelotti, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Ai tregoi për lidhjen e veçantë që kishte me Berlusconin, gjatë viteve që kaloi tek Milan, ku edhe kishte fituar dy tituj të Champions.

Ancelotti e quajti ish-kryeministrin italian një burrë besnik dhe të sinqertë.

“Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura të kaluara së bashku”, tha Ancelotti. Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, vdiq në moshën 86-vjeçare.

Ai ishte diagnostikuar me leukimi akute. Berlusconi kishte në pronësi të tij klubin e famshën, AC Milan e më pas edhe Monzan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën për Ditën…