Ancelotti: Reali mund të shkruajë përsëri historinë

18 prill 2023 | 11:14

Real Madrid do kërkojë të mbrojë rezultatin, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Madrilenër kanë fituar 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Chelseat, ndërsa para takimit të dytë ka folur për mediat trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.

Ndeshja në Londër…
Jemi mirë, të motivuar, si gjithmonë… Këto janë ndeshje të rëndësishme në një kompeticion të rëndësishëm dhe duke menduar se duhet të luajmë një ndeshje të plotë sepse kanë mbetur edhe 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Ne do të jemi gati të luajmë sa më mirë.

E keni përzgjedhur formacionin startues, po Kamavinga a do të luajë?
Është e vështirë të thuash formacionin startues sepse mund ta ndryshoj. Kjo është një skuadër që më ndryshon mendjen shumë herë dhe të mendoj për njëmbëdhjetë është mosrespektim i atyre që luajnë më pak dhe bëjnë shumë mirë. Kamavinga? Është mirë dhe mund të luaj në anën e majtë.

Si mund të ndikojë dielli ose nata në një ndeshje futbolli?
Unë mendoj se të luajmë… Për ne gjëja e rëndësishme është të luajmë futboll. Të them të drejtën, ka skuadra më të mësuara të luajnë më shumë natën sesa ditën, por gjithmonë duhet të jesh i përgatitur.

 Gjysmëfinalja e katërt me Madridin…
Mendoj se në këtë klub ne jemi shumë të qartë për atë që duhet të bëjmë. Jo gjithmonë fiton, është gjithmonë duke garuar deri në fund. Nëse konkurrojmë, mund të luajmë një gjysmëfinale tjetër… Nëse arrijmë atje, kemi bërë mirë.

Çfarë mendoni për Xhud Bellingam?
Ai është një lojtar i Dortmundit dhe nuk më pëlqen të flas për lojtarë nga ekipet e tjera.

Jeni cilësuar si mbretërit e Ligës së Kampionëve…
Historia thotë se ky klub është mbreti i kompeticionit dhe ne jemi pjesë e një pjese të vogël të kësaj historie. Një histori që do të donim ta zgjeronim.

Çfarë mund të na thoni për Toni Kroos?
Mënyra e tij me topin në zotërim nuk ndryshon shumë nëse ai luan si strumbullar apo brenda. Në fund, ajo që bëhet fjalë është që të gjithë të mbrohen, ky është futbolli modern, të njëmbëdhjetët duhet të mbrojnë. Rinovimi? Ai është një legjendë dhe ai është në një nivel të shkëlqyeshëm dhe shpresoj që ta mbyllë karrierën te Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me dy ndeshje…