Ancelotti refuzon të flas për Mbappen

13 shtator 2022 | 23:41

Carlo Ancelotti e ka “dribluar” pyetjen në lidhje me Kylian Mbappen.

Në konferencën e organizuar për shtyp para ndeshjes ndaj Leipzigut në Champions League, italiani, pos të tjerash, u pyet edhe për francezin.

“Prapë me ne ky?! (Qesh). Ne jemi të lumtur me lojtarët që kemi… jemi të lumtur me Vinicius dhe Rodrygo. Nuk po mendojmë për asgjë tjetër. Asensio ka mundësi të luajë nesër, ai stërviti mirë” përfundoi ai.

Çështja e Kylian Mbappes ishte ndër më të përfolurat para merkatos së verës, me lojtarin që preferoi të qëndronte në “Parc de Princes”, përkundër që i kishte premtuar klubit madrilien se do të transferohej në “Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën Pieter Feith, ka folur mbi…