Anelka: Ka përfunduar karriera e Messit dhe Ronaldos

17 mars 2022 | 13:42

Nikolas Anelka, ish-sulmuesi i njohur francez, mendon se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duhet të pranojnë faktin se tashmë karriera e tyre ka përfunduar. Lojtari i cili në karrierën e tij ka luajtur për klubet më të mëdhenj në Evropë si PSG, Arsenal, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Juventus apo Chelsea, insiston se ata kanë gabuar me zgjedhjet që kanë bërë këtë verë, duke kërkuar sfida të cilat në fund rezultonin zhgënjyese për faktin se tashmë nuk janë më në kulmin e tyre.

“Karrierat e tyre kanë përfunduar dhe mendoj se të dy duhet të jenë shumë të lumtur me atë që kanë arritur në 15 vitet e fundit. Ishin në majë të botës dhe tani është normale që të ulet ritmi. Më çuditi më shumë Messi se Ronaldo, mendoja se Messi do ishte për shëtitje në Francë dhe Ronaldo do të kishte më shumë vështirësi në Angli, pasi për mua Premier Liga është kampionati më kërkues në botë”, ka thënë për “RMC Sport”.

“Të dy duhej të ishin treguar më inteligjentë. Kjo është ajo që u ndodh lojtarëve të cilët duan të luajnë më shumë kohë. Ata nuk u treguan të zgjuar. Duhej të mendonin që të gjenin sfida më pak të komplikuara pasi duhej të merrnin vendimet e duhura për të mbyllur karrierën në majë. Ka lojtarë të cilët nuk dyshojnë që ta mbyllin në moshën 32, 33, 34-vjeçare për të mos u kritikuar. Unë u ndala kur isha 36, por në moshën 32-vjeçare ika në Kinë”, ka shtuar Anelka i cili në sezonin e fundit të karrierës, luajti edhe me Mumbain në Indi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e hitit të famshëm “Umbrella”, Rihanna, ka një koleksion…